Mickoski: Transiti i gazit përmes Maqedonisë është në favor të Evropës – punojmë në ndërtimin e interkonektorëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot në fjalimin e tij në Samitin e Bashkësisë politike evropiane i cili u mbajt në Londër, foli për energjinë, ndërsa iu referua edhe çështjes energjetike për të cilën tha se sot është çështje e rëndësishme në botë në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”, kumtoi Pres shërbimi qeveritar.

“Të flasësh për energjinë në politikë është një gjë, ndërsa kur flitet për realizimin e projekteve energjetike nga aspekti teknik është krejtësisht ndryshe. Më lejoni të theksoj se realizimi i projekteve energjetike kërkon kohë, nuk mund ta imagjinoni dhe të realizoni menjëherë të njëjtën gjë. Duhet të bësh një plan, të bësh detyrat e shtëpisë dhe pastaj të kalosh një dekadë deri në realizim”, theksoi Mickoski.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm në këtë plan, “sepse të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës duhet të gjejnë një alternativë ndaj gazit rus dhe keqpërdorimit të tij për ndikim politik”.