Pritje të gjata të pikën kufitare Tabanoc.
Lehtë nuk e kanë as ata që udhëtojnë me autobus.
E dikush gjeti këtë mënyrë për të shpirë këmbët.
Këto pamje gjatë verës bëhen të zakonshme në këtë pikë kufitare, e cila përveç se shfrytëzohet shumë nga mërgimtarët që vijnë në vendlindje, përdoret edhe nga ata që kanë lidhje farefisnore në dy anët e kufirit, ose prej atyre që ia kanë mësyrë bregdetit të Greqisë.
TV21: Prej cilit vend vini?
“Prej Gjermanie. Në asnjë vend, katër shtete kemi kaluar, s’na kanë kontrolluar, këtu presim 3 orë dhe shihni se sa është rendi, sikur të ketë këtu kushedi se ç’kontrolle! Për çfarë?! Gjithë këto pritje, nga 3-4 orë. Edhe sot është mesi i javës! Në fundjavë do të jetë edhe më keq! Turp të kenë”, u shpreh një mërgimtar.
“Një orë e gjysmë, dy”.
TV21: Prej nga keni ardhur?
Nga Presheva. Normal, ky është sezon, kallaballëk.
TV21: Për çfarë po vini?
Gruan e kam nga Maqedonia.
TV21:Prej cilit vend po vini?
“Prej Zvicre”.
TV21: A keni pritur shumë këtu në kufi në Maqedoni?
“Normale, koha e pushimeve dhe i ngarkuar është edhe kufiri, rrugët dhe të gjitha”.
Po nëse qytetarët thonë se po presin shumë, kështu nuk mendon Drejtori i Doaganave Boban Nikollovski, i cili tha se nuk ka shumë radhë.
“Nuk kam numra momentalisht, ajo ndryshon, megjithatë është në nivel shumë të lartë. E dini, trafiku i pasagjerëve për momentin vërtetë është i niveleve të larta, e dini që është sezoni, me siguri që numri është i madh, megjithatë e shihni se po e menaxhojmë… nuk ka shumë radhë dhe qarkullimi i mjeteve shkon shpejtë”, u shpreh Boban Nikollovski – drejtor i Drejtorisë së Doganave.
Për pritje të gjata janë ankuar edhe transportuesit e mallrave, e pyetur për këtë, Biljana Muratovska nga asociacioni Makam-Trans, rikujtoi se ka edhe më keq.
“Përndryshe të ju tregoj se 5 orë në krahasim me atë që ne presim për hyrje në Kroaci, në Hungari, kjo është si dhuratë, sepse nga 30 orë, nga 48, nga 2 ditë, 3 ditë pritet, që është e tmerrshme dhe ato janë masa standarde që i zbatojnë dhe në këtë aspekt Drejtoria e Doganave si institucion shtetëror dhe të tjerat duhet vërtet në na mbështesin, të na japin mundësi që të ndihemi të rëndësishëm në shtet që të mund të shkojmë më tej dhe të zhvillohemi”, theksoi Biljana Muratovska – Sekretare Gjenerale/ Asociacioni Makam-Trans.
Përndryshe Muratovska dhe Nikollovski u takuan sot në pikëkalimin “Tabanoc” ku folën për harmonizimin e orarit të punës së shërbimeve të inspektimit, automatizimin e terminaleve kufitare me një grant të BE-së dhe lidhjen e tij me sistemin e ri të vëzhgimit me video dhe njohjen e targave që po zbatohet aktualisht, si dhe avancimi i digjitalizimit dhe lidhjes së institucioneve vendore por edhe në nivel shtetesh.