Dje, zyrtarët policorë nga DPB Makedonski Brod nën kuadër të SPB Manastir kanë shoqëruar në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë 21-vjeçarin D.D. nga fshati Suvodol, komuna e Makedonski Brodit, i cili paraprakisht ishte ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, njoftojnë nga MPB.
“Personit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe do të jetë në burgun e Manastirit”, shtojnë nga MPB.
Dje nga Prokuroria njoftuan se i dyshuari me paramendim ka privuar nga jeta një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kallugjerec, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut.
“Viktima është ushtar profesionist i URM-së, 31-vjeçar, por shkak i vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.