Në prag të vdekjes, Aleksandri i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u tha tre dëshirat e tij të fundit:
1) Arkivoli i tij të mbahej mbi supet e mjekëve të kohës.
2) Thesaret që kishte grumbulluar (ari, xhevahiret) të shpërndaheshin gjatë rrugës për në varr.
3) Duart e tij të rrinin të varura jashtë arkivolit për t’i parë të gjithë.
Një nga gjeneralët, i tronditur nga këto dëshira të fundit të pazakonta, e pyeti Aleksandrin: “Cila është arsyeja?”
Aleksandri u përgjigj:
“Dua që mjekët të mbajnë arkivolin tim për të demonstruar se nuk kanë fuqi shëruese përballë vdekjes.
Dua që toka të mbulohet me thesaret e mia, t’u kujtojë njerëzve se të mirat materiale të fituara këtu, mbeten këtu.
Dua që duart e mia të jenë jashtë që njerëzit të shohin se ne vijmë në këtë botë duarbosh dhe ikim duarbosh…”