
Ministri, Aleksandar Nikollovski ka njoftuar se para pak minutash ka mbaruar seanca qeveritare.
Në kuadër të kësaj seance, që sipas tij ka zgjatur më shumë se 12 orë, është miratuar ribalanci i buxhetit, i cili duhet të marrë dritë jeshile edhe nga Kuvendi.
Ai njofton se me këtë ribalanc sigurohen:
100 milionë euro për komunat për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore
rritje të pensioneve për 2500 denarë menjëherë dhe 2500 denarë gjatë vitit të ardhshëm
rriten investimet kapitale.