
Ildi Pajtoni, trashëgimtari i Qendrës Tregtare Pajtoni Center, ka ndërruar jetë tragjikisht. Burimet e para kanë deklaruar se ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me motor.
Pajtoni ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm. I riu ishte figurë publike në kryeqytet dhe ngushëllimet për humbjen e tij nga personazhe të showbizit shqiptar kanë qenë të shumta.