
Kur të këndon kukumjaçka
Të ngopur s’kanë lugetërit,
ndotën fytyrën, turpëruan etërit,
shuk e puk e lëmsh janë bërë,
përderës e bisht tundur të tërë!
Të kënduar nga kukumjaçka,
të fëlliqur me laçka e plaçka,
kusarë e shkatërrimtarë të lartuar,
vështirë lanetët për t’i kuptuar!
Ç’kusur ka njerëzia e lodhur,
që s’ha më pulën e ngordhur?!
Le të bjerë shpata e drejtësisë,
mbi langonjtë e paudhësisë!
© Xhemi Hajredini
Strugë, 16 korrik 2019
(Poezi e përfshirë në vëllimin poetik “Vit i brishtë”, botuar më 1 qershor 2020)
