Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.
Advertisement
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.
Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.