
Kumanovë – Vajza e mitur nga Kumanova e ka denoncuar rastin e babait ne polici, i cili per tre here me radhe, e kishte martuar per para.
“Në ora 22.00 në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, vajza e mitur nga Kumanova Xh.S., e ka paraqitur babain e saj i cili dy herë e kishte martuar për para, kurse kur mori vesh se edhe për të tretën herë po përgatiste një gjë të tillë, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe rastin e paraqiti ne stacionin e policisë. Jane duke u ndermarrë te gjitha masat e nevojshme ligjore per ndriçimin e tërësishëm të rastit”, ka njoftuar policia nepermjet Kumteses.