RMV, regjistrimi i nxënësve/ Të rinjt preferojnë shkollat profesionale

Shkollimi profesional është prefenrencë për regjistrimin e nxënësve. Në ciklin e parë të regjistrimeve për vitin shkollor 2024-2025, 73.8% e nxënësve janë regjistruar në shkolla profesionale, ndërsa vetëm 26.2% janë regjistruar në shkolla të mesme të përgjithshme në vendin tonë.

Në dy regjistrimet e fundit janë regjistruar gjithsej 15.481 nxënës, prej të cilëve 11.428 në arsimin profesional dhe 4.652 në gjimnaze, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Pavarsisht preferencave, shumica nxënësve të regjistruar në shkollat profesionale kanë plane që pas marrjes së diplomës si teknik makinerie, infermiere, teknik dentar ose farmaceutik apo fizioterapist, të ikin jashtë vendit.

Nga analiza e të dhënave të Qendrës për Arsimin dhe Trajnimin Profesional tregojnë se arsimi profesional ishte më tërheqës për studentët i cili kërkohet nga sektori i biznesit vendas, por edhe ne tregun evropian.

Ndryshe, në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 524 nxënës , ashtu që 5 357 nxënës janë regjistruar në paralelet ku mësimi do të ndiqet në gjuhën shqipe. /tvklan.mk/