Kur linda unë,
tregonte nëna ime,
sa e kishim sjellur
grurin në lëmë.
Në magje kishte
vetëm thërrime
dhe një copë
misërnike pa ngrënë.
Ishte lodhur nëna
duke lidhur duaj
dhe dhimbja
e preu në ije.
Ajo vet e solli
qerren me dy kuaj,
se do lindja nd´arë
për një fije.
Në mbrëmje,
një grua erdhi
te burimi,
dhe nëna
e luti
ta ndihmonte.
Sa linda,
unë qava
me lotë ngazëllimi.
Dhe hëna
vetëm mua
më shikonte.
Ç´ndodhi pastaj,
e pyeta nënën,
ato çaste
kur shkruhet fati.
Mëzi balash, tha,
grindej me hënën
dhe iku,
kushedi s´e ç´pati!
Për këtë ikje
jam menduar shumë
Dhe rri e pyes
veten edhe sot.
Përse vullneti
m´u bë furtunë?
Dua ta ndal pak,
po nuk e zë dot!
[idemisai]😇
10 korrik 2024.