
Komisioni nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve do ta zbardhë rastin e foshnjës tre muajshe nga Saraji. Familja e foshnjës pretendon se është dhunuar nga një punonjëse shëndetësore e Departamentit të Imunologjisë.
Infermierja do të tregojë anën e saj të ngjarjes, e cila shkaktoi një reagim publik duke postuar pamjet e foshnjës me mavijosje në krah.
Infermierja ka marrë ndihmë dhe mbështetje edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike, anëtare e së cilës është. Ata theksojnë se askush nuk duhet të akuzohet para se të provohet fajësia.
“Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë të Maqedonisë”, thonë nga Sindikata.
Me bërjen publike të rastit, në të njëjtën ditë ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Klinikës së Fëmijëve vizituan familjen. Ministri Taravari tha se nëse ka të vërteta në akuzat do të ketë sanksione.