
Argjentina ka fituar titullin e 16-të të Kupës së Amerikës, pasi në finale ka mposhtur Kolumbinë me rezultat minimal 1:0. Për ta mposhtur Kolumbinë u deshën 120 minuta pasi që koha e rregullt e lojës përfundoj pa gola. Lautaro Martinez shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 112-të.