
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në fushatën e Donald Trump në Pensilvani.
Biden ka treguar se ka marrë informacione lidhur me ngjarjen dhe ka falendëruar forcat e rendit për reagimin.
“Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani.
Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt dhe mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, ka shkruar Joe Biden.
“Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që i ofroi atij siguri. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë.”, ka përfunduar presidenti Biden.