Humb jetën 61-vjeçari , pësoi arrest kardiak sapo u fut në det

Një 61-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës.

Rreth orës 10:30, shtetasi K. L., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.