
Tenisti spanjoll Carloz Alcaraz është fitues i trofeut të madh të Wimbledonit.
NË finalen e madh, shkruan SHENJA, Alcaraz nuk tregoi aspak mëshirë për tenistin serb Novak Djokovic, duke e mundur atë me rezultatin e pastër 3-0 në seta. (6-2; 6-2; 7-6).
Për Alcarazin ky është trofeu i dytë në Wimbledon pasi fitoi edhe vitin e kaluar pikërisht kundër Djokoviqit, ndërsa tenisti serb mbetet me 8 fitoret e mëparshme.