
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dënoi atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai i uroi presidentit Trump dhe qytetarëve të lënduar shërim të shpejtë.

“E dënoj në formën më të ashpër të mundshme tentativën për atentat ndaj ish PresidentitDonald Tramp.
Jemi pranë familjes së Presidentit Tramp dhe popullit amerikan.
Dhuna, e çdo natyre dhe forme, është e papranueshme!
Çdo zhvillim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndjejmë dhe e përjetojmë bashkë sepse populli amerikan për kombin tonë është mbështetësi më i madh dhe simbol i lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe barazisë.
Ngushëllime familjes së viktimës dhe popullit amerikan, e shërim sa më të shpejtë të lënduarv”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.