Taravari: Dhunuesit e foshnjës 3-muajsh do të dënohen!

Pas publikimit të rastit monstruoz nga PortaliX, konkretisht dhunën fizike e një motre medicinale ndaj një foshnje 3-muajsh vetëm pse nëna e saj nuk dinte të fliste maqedonisht, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka siguruar se, “infermierja do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë”

Ngjarja makabre ka ndodhur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

Postimi i plotë i ministrit Taravari:

S’ka shumë që jam ndeshur me një rast monstruoz. Një fëmijë, 3 muajsh ka shenja dhune në trup. Familja pretendon se fëmija është dhunuar në pediatri nga motra medicinale sepse nëna e fëmijës nuk ka ditur maqedonisht…
1. Nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë
2. ⁠Sido që të jetë e vërteta do të gjenden dhe do të dënohen fajtorët e këtij akti të shëmtuar dhe të dhimbshëm
3. ⁠Jam duke shkuar në vendngjarje personalisht për të takuar familjarët dhe stafin!