LUTJA DHE BESIMI !
Njerëzit ndahen në teist dhe ateist,besimtar dhe jobesimtar! Por, në shumë situata jetësore, në sitata pa rrugëdalje të gjithë bëhen besimtar,të gjithë luten! Lutja është arma më e fortë shpirtërore. Përmes lutjes ndodhin gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme! Shum herë lutemi, shumë herë i drejtohemi Hyjnisë, zakonisht kur kemi ndonjë problem, kur kemi hall, kur jemi të sëmurë ne ose dikush nga anëtarët familjes … Përmes lutjes e shprehim dashurinë ndaj personit të caktuar për të cilin lutemi, e shprehim dashurinë dhe besimin ndaj Hyjnisë! Lutemi kur nuk e kemi ndihmën nga njerëzit tjerë, nga miqët, nga mjekët, kur nuk na ndihmon as paraja dhe as pasuria. Atëherë kuptojmë sa i vogël dhe i pafuqishëm është njeriu, mjeku, politikani,partia. Kuptojmë se as paraja dhe as pasuria me forcën e tyre nuk na ndihmojnë të ngrihemi mbi disa kufizime që i vendos fati. Pasuria dhe paraja kanë qenë nxitëset për jetën ideale, deri në momentin kur do të bindemi se ata janë “mashtrueset tinëzake ” për të cilat zemrat i kemi pasur të mbyllura. Kur ndihemi të ngarkuar nga fati i keq, kemi nevojë për një forcë që është mbi ne, kemi nevoj për Zotin,për Inteligjencën e Lartë. Mbështetjen e kërkojmë te lutja,te besimi, te drita hyjnore. Goja që lutet bën më shumë dritë se Dielli! Koha e lutjes është kohë e bekuar! Koha e lutjes, është një dhuratë nga Zoti që preket nga të gjitha shqisat, që shijohet shpirtërisht. Koha e lutjes është vertikale , e vërtetë, në të cilën shpirtërisht ngjitemi lart,kah krijuesi. Përmes lutjes “mishërohemi” me sundimtarin absolut. Gjatë lutjes telegrafikisht bisedojmë me krijuesin, me Zotin duke besuar se do të arrihet qëllimi i lutjes. Kush lutet e njeh të mirën,është në alenacë frymore me Zotin i cili anjëher nuk e len jashta mëshirës dhe mbrojtjes së tij.Lutja është si burimi i kulluar që çdo herë na mban të freskët! Me çdo vështirësi me të cilën përballemi, lutja na bën më të fortë! Lutuni që të vërtetoheni!