
Janë gjetur katër të rinj në një objekt në Shkup, disa pa ndjenja dhe janë dërguar në Toksikologji, raportoi Tv Kanal5, duke e përcjellë si lajm të fundit.
Siç transmeton portali Lideri.mk, lajmin për Kanal5 e ka konfirmuar drejtori i toksikologjisë, Çibishev.
Sipas Kanal5, disa prej tyre janë dërguar në kirurgji, sepse kanë edhe lëndime trupore. Do të bëhen analiza nëse kanë qenë nën ndikim të drogës ose alkoolit.