
Mos më pyet
se kush jam,
mos më pyet
se nga vij.
Vendi im
më la një nam,
vezullim
ujrash në sy.
Më rrëmben
rrjedha drinore,
Arti i madh
i shpirtit tim.
Simfonia
pranverore.
E liqenit
plot shkëlqim.
Jam strugan.
jam shtegëtar si Drini.
Pres të vini,
të më njihni!
E kaloj
lumin me not,
zhytem thellë
te ura e tretë.
Hijen tende
s´e zë dot.
Ja, një tjetër
del më pret.
E kujtoj rininë
e hershme,
mandolinën
dhe kitarën.
Vallëzimet
e hareshme,
përqafimet
me të parën.
Jam strugan.
jam shtegëtar si Drini.
Pres të vini,
të më njihni!
(idemisai)🤗
Ripostim:
12 korrik 2024.