Mihalo i “Zotit Një”: Kush s’nderon Srebrenicën, s’është njeri!

Kleriku i lartë ortodoks: Viktimat, pse s’kishin besimin e vrasësve!

Mitropoliti Mihailo i Kishës Ortodokse Malazeze mbërriti në Potoçar të Bosnjës, aty ku sot do të bëhet varrimi i 14 viktimave të identifikuara të gjenocidit kundër muslimanëve boshnjakë në dhe rreth Srebrenicës nga korriku 1995.

“Ata që sot nuk e përkujtojnë gjenocidin në Srebrenicë si ditë zie, nuk janë njerëz”, tha Mihailo, duke vijuar me deklarimin e arsyes kryesore se përse u vranë qindra njerëz nga pashpirtësia serbe: besimin fetar të viktimave.

“Pse i vranë, sepse nuk besuan në atë që besojnë serbët, apo malazezët… Epo, ky është vullneti i lirë i popullit, të besojë çfarë të dojë”, tha kleriki i lartë ortodoks, i cili shkon në Srebrenicë çdo vit që nga 2005-a.

“Unë jam këtu që nga viti 2005. Dhe do të jem edhe vitin tjetër, nëse do të jem gjallë! Ky është betimi im. Sa të mundem të lëviz, të vij në Sebrenicë dhe të bëj homazhe për dëshmorët. Unë nuk urrej askënd, por dua paqen mes njerëzve. Dëgjo, të urrej?! Nëse e njeh Zotin, kjo është e pamundur!”.

Kujtojmë se kohë më parë, Mihalo kumtoi kredon islame se “Allahu është Një, i vetmi Zot(që meriton të adhurohet)…”, por jo se pranoi Islamin.