Strugë moj,
gunë çobani,
o kallamishte
e kënetës.
Për tye zbrita
nga stani,
vij pas zërit
të gërnetës.
Strugë moj,
valë e liqenit,
ndarë si kalavesh
i rrushit.
Rron me vrullin
e refrenit
të këngëve
të Lasgushit.
Strugë moj,
diell behari,
edhe dimrin
e bën verë.
Nuk besoj
të jem i pari
që të adhuroj
përherë.
Strugë moj,
aorta ime,
që lind Drinin
shtegtar.
Ti je burimi
i kësaj rime,
Je malli im
gjer në varr!
(idemisai)
„Jam strugan“ f. 9.
Infbotues, Tiranë 2023.
Ripostim:
12 korrik 2024.
FOTO:
Faton Murati🌟