
Strugë, 10 korrik – Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (IUS) njofton për ndryshim të strukturës së pronësisë së universitetit UNS dhe nga sot UNS ka pronarë të rinj. Pronari i mëparshëm 100% Armend Kadriu ka mbetur vetëm me 50% të pronësisë së grupit “Magro Group” me seli në Maqedoni.
Edhe Universiteti Ndërkombëtar i Strugës njofton se pasi të kenë kaluar të gjitha procedurat ligjore për ndryshimin e pronësisë së universitetit, do të ketë ndryshime në strukturën organizative të universitetit, për të cilat publiku do të informohet plotësisht në kohën e duhur.