
Cjap shpërblimi
Shtrëngata shpërtheu,
ia ngopën fajin,
e zgjodhën cjap kurbani…
Tufa nxori përfundimet…
Cjapi të vetmohet,
t’i mbyllet noçka,
të bëhet kurban!
Viktimë e sjelljes plumb,
sulmoi tufën,
iku nga vatha…
Rrymat e jetës,
kërkojnë kurban,
kërkojnë delen e zezë,
cjep të zgjedhur shpërblimi…
Të bëhen fli,
të shlyejnë faje,
për idealet e mëkatarëve!
© Xhemi Hajredini
Strugë, 9 korrik 2021
(foto nga interneti)
