
Ferdi Kadioglu ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Euro 2024. Ylli turk tani është bërë dëshira e parë e Manchester United.
Skuadra e madhe angleze ka kontaktuar Fenerbahcen për të pyetur çmimin e futbollistit. 24 vjeçari po shihet si futbollist që i përshtatet lojës së Ten Hag.
Jose Mourinho po insiston në mbajtjen e tij por United e ka seriozisht për transferimin e tij. Çmimi i Kardioglou vlerësohet rreth 20 milionë euro.