Prof. Muhamet Borova – E GJITHË JETA, NJË FAQE BIOGRAFI!

E GJITHË JETA, NJË FAQE BIOGRAFI!


Çdo mëngjes kur çohemi mendojmë sa e mrekullueshme është jeta,mendojmë si ta bëjmë jetën edhe më të bukur. Përvoja ka treguar se njerëzit që kanë jetë të organizuar më tepër vlersohen dhe më pak vuajnë. Dëshira për të jetuar gjithmonë është brenda njeriut, është lëvizësi më i fuqishëm që njeriun e mbanë të gjallë! Jeta është ligj i domosdoshëm natyror, nuk shitet dhe as nuk blihet, vetëm përjetohet! Jetën duhet ta ndiejmë me të gjitha shqisat, me plot intezitetin e saj,duke e bër më të mirë se ëndrrat! Çdo ditë duhet ta ndërtojmë bindjen se jeta është në “pronësinë” tonë, ti shfrytëzojmë të gjitha frytet që i ofron, sepse ne kemi autoritet mbi të! Duke e pranuar jetën ashtu siç është do të ngrihemi mbi të gjitha kufizimet dhe të tashmen do ta bëjmë më të bukur, pa u shqetsuar për ditën e “largimit” nga kjo botë! Kur nuk kërkohen motive plotësuese për të jetuar, humb sensitiviteti për jetën e bukur! Jeta është proces, edhe ne jemi proces, me një varg ndryshimesh të brendshme emocionale dhe mendore! Kodin për jetën e mirë, njeriu e ka në veten e tij! Kur fillon ta vlersoj veten, nuk do ta lakmoj jetën e të tjerëve, do të bëhet miku pandarë i vetëvetes. Vetja e tij do të jetë “ personi” me të cilin do të shoqërohet me kënaqësi më të madhe! Jeta kuptohet sipas bindjeve personale,sipas përceptimeve personale,nëse janë pozitive do ta zhvillojë forcën për ti arritur qëllimet e vendosura ! Kush e vlerson jetën, meriton ta shijoj me të gjitha format e manifestimit të saj. Baza për jetën e mirë është në gjetjen e kënaqësisë së brendshme shpirtërore , në spektrin e vazhdueshëm të dëshirave që duhet të plotësohen! Plotësimi i dëshirave të njeriut është pleksur me bindjen optimiste se jeton në kohën e duhur,në një realitet që mund ta ndryshoj sipas vizioneve të tij! Jeta kurrë nuk është e mbërthyer, kurrë nuk është statike, por gjithmonë është dinamike , duke shkuar prej dështimeve kah sukseset , deri në arritjen e ekuilibrit të brendshëm! Çdo moment i jetës është një pikënisje e re, një zinxhir i ndryshimeve të pandërprera, një enigmë që sjell shumë gjëra të papritura! Kur njeriu do ti braktisë idealet, kur aftësit motorike do ti “shtangen” , kupton se është plakur, se e gjithë jeta e tij, është vetëm një faqe biografi! Në periudhën e pleqërisë vjen pendimi për vitet dhe energjinë e harxhuar për gjëra të kota, dhe jo për zgjidhjet më të mira. Të gjithë mbeten të hutuar dhe të habitur sa vite kanë humbur pa i shrytëzuar mundësit për vendosjen e objektivave realiste. Nga përvoja e dhimbshme e jetës, mësohet se mosha nuk është statike dhe rinia nuk është e përhershme! Nga fytyra me “kanalet” e rrudhave, njeriu arrin në përfundim se e ka humbur të drejtën biologjike: që përsëri të bëhet i ri!