Mexhiti thotë se Mickoski do ta marrë atë në Londër, ndërsa Murtezanin në Bruksel

Nuk mbajnë akuzat e Frontit Europian! Unë do të shkojë në Londër me Mickoskin, në Bruksel Mickoski do të shkojë me Murtezanin. Kështu i është përgjigjur akuzave të Frontit Zv/kryeministri dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ku këta të fundit deklaruan se me VLEN-in, shqiptarët po përjashtohen edhe nga NATO, reagim ky që erdhi, pasi kryeministri Hristijan Mickoski shkoi në samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington vetëm me ministrat maqedonas.

Përkundër të gjithë kësaj, Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti nuk mendon se kryeministri Hristijan Mickoski po anashkalon shqiptarët në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Mexhiti tha se në Samitin e NATO-s përfaqësues është kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa njoftoi edhe dy vizita të tjera në kryeqendrat e Europës, ku do të ketë përfaqësues nga VLEN.

IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINSITËR 08:34

E para, nuk kemi të bëjmë me vizitë të instutucioneve në Amerikë, por kemi të bëjmë me manifestimin e NATO-së, 75 vjetorine NATO-së, ku ftesat janë bërë në bazë të protokollit, në bazë të pozicioneve, pra aty do të ketë përfaqësues shumë i lartë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dje kryeminsitri i këtij vendi, këto janë dy figura kryesore. Pra, nuk mban akuza e Frontit Europian, sa për informatë, në vizitat politike që do të pasojnë në Londër, do të jemi unë dhe z.Mickoski. Në Bruksel do të jetë z.Mickoski me z.Murtezanin, varësisht prej axhendave politike”.

Mexhiti madje i bëri thirrje opozitës shqiptare, që siç tha, të pajtohen me reailitetin e ri dhe të reformohen pas 20 viteve, për të qenë , siç tha, një opozitë konstruktive.

Mexhiti ka komentuar edhe kërkesën e kryeministrit të sapo zgjedhur Hristijan Mickoski, i cili disa ditë më parë kërkoi që të shpërndahet këshilli gjyqësorë. Mexhiti tha se bashkë me parnerët e tyre në koalicon dhe atyreve strategjikë do të gjejnë formën më të mirë, pra siç tha, reforma në gjyqësorë për ta kthyer shtetit ligjorë sepse sipas Mexhiti, ajo është shtylla më e rëndësishmja për një shtet normal.