
Rreth 100 qytetarë janë helmuar në Bulqizë të Shqipërisë, përgjatë ditëve të fundit. Sipas autoriteteve, mendohej se arsyeja e helmimit ishte uji. Megjithatë, nga analizat e specializuara nga Instituti i Shëndetit Publik, uji ka rezultuar pa ndotje bakteriale dhe i përshtatshëm për përdorim. Edhe pse rezultatet dolën se uji është i pijshëm, gjatë ditës nisi bllokimi i disa tubacioneve të vjetra të cilët furnizonin një pjesë të zonës. Megjithatë, hetimet e policisë do të vazhdojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi në këtë tubacion ka pasur edhe ndërhyrje në rrjet nga bizneset private. Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi. Vitin e kaluar pati një helmim masiv në më shumë se 60 familje.