Kryeministri Hristijan Mickoski ka ashpërsuar retorikën kundër ambasadorëve të shteteve aleate dhe partnerëve strategjik në vendin tonë, përkatësisht kundër BE-së dhe SHBA-ve, shkruan Alsat.
Kërkesat e tyre kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësorë, Mickoski i cilësoi ndërhyrje në punët e brendshme.
“E dëgjova atë deklaratë. Disi është bërë praktikë që ambasadorët të ndërhynë në punët e brendshme të shtetit. Por në rregull”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Retorikë të njëjtë përdorte edhe paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski. Në vitin 2016 përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Gruevski kishte kërkuar që disa ambasadorë të ndalojnë së ndërhyri në punët e brendshme të vendit.
“Disa ambasadorë…….Disa ambasadorë kanë filluar si shumë të përfshihen në politikën e brendshme të vendit. Kjo duhet të ndërpritet”, kishte thënë ish-kryeministri Nikolla Gruevski më 17 dhjetor të vitit 2016.
Në vitin 2016 Gruevski kishte akuzuar ish ambasadorin e SHBA-ve Xhes Bejlli dhe atë të Britanisë së Madhe, Çarlls Garet për ndërhyrje në politikën e brendshme, përkatësisht për tendenca që ta rrëzojnë Gruevskin nga pushteti