Nga Poeti Strugan
Ladorishti lind veç trima
(Kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Sulltan Mehmetit)
Ladorisht të ndrittë më e mira
Në gjirin tënd ke rrit shum trima
Sa shumë heroj e burra azgëna
Lum ai emër për ju oj nëna
S´është një, e s´janë as dy
Nuk numërohen as me sy
Se trimat nuk vdesin as të shtrirë
Si lë kënga toske që ka shpirt të lirë
Sotë poeti një trimi do t´i këndoj
Sulltan Mehmetit që për jet të rroj
Që sot nuk është ndër këto troje
Por është në qiell, atdheut i bën roje
Kukuvajkat sllavo-maeqedone
të zunë pritë hienat në pabesi
Të rrëmbyen me një mori kordone
Ti i paarmatosur ata me një ushtri
S´pati frikë Sulltan Ladorishti
As nga vrasja e as nga litari
Brez pas brezi ia la i pari
Lirinë s´e shet dot shqiptari
Për lirinë e atëdheut të mbetur pa dritë
Trimat lindin dhe vdesin të njejtën ditë
I flijohen tokës për t´i dhënë gjak
Për të shtrejtin kuq e zi bajrak
Ishte afër në vjeshtë ajo ditë zeza
Gjethet i frynte era fletëza-fletëza
Poshtërsia sllavo-maqedone mori një jetë
Ladorishti do të lind të tjerë S. Mehmetë
Atë ditë mali dhe qielli u nxi
Shiu mbi tokë në vaj u shkri
Mercenarët na e morën trimin
Që për zot e fe ata kanë krimin
Ku e çuat atdhetarin, o faqezinj barbarë
Mos harroni se kjo tokë lind shqiptarë
Do dalin Sulltanë me grade kapedani
Dhe kënga do filloj që nga Shen Stefani
Për Sulltanin që ju e vratë
O faqezinj dhe pa surratë
As dhe varr që nuk i dhatë
Marrçi ferrin për dhuratë!
Sot për sot, ti, nuk ke varr
Në shpirtin e popullit je i gjallë
Je si gruri i bardhë në hambar
Nuk ke vdekur, or veprimtar
Ç´pate o Ladorisht, ti ç´pate
Pse t´u shembën ato monopate
Kush mendoj se t´u flak djalëria
Kush të tha se të ka humb trimëria
Ladorisht o lapidar, shqiponjë me dy koka
Sa herë ke vdekur prap je ngjallë nga toka
Në gjirin tënd veç veprimtarë ke lindur
Urdhërave të atdheut vetëm i je bindur
Kush punoj për një atdhe të lirë, edhe natën
Kur armiku pas shpine të mprehte shpatën
Sulltani, me dashuri të pa epur veprimtari
Bir i Ladorishtit me zemër të pastër shqiptari…
Ibrahim Abedini- Poeti Strugan