
Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të financojnë përpjekjet ushtarake të Ukrainës kundër Rusisë me 40 miliardë euro vitin e ardhshëm, sipas një diplomati për Reuters, një javë përpara se liderët e tyre të takohen në Uashington.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u kishte kërkuar vendeve anëtare që ndihma ushtarake për Ukrainën të jetë në të njëjtin nivel si në vitet e mëparshme pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, duke miratuar rreth 40 miliardë euro në vit.
Udhëheqësit e NATO-s pritet të nënshkruajnë marrëveshjen javën e ardhshme në Uashington.