Nga VMRO-DPMNE përmes në njoftimi theksojnë se kryeministri Mickoski dhe Qeveria e VMRO-DPMNE-së dëshmojnë përgjegjësi për kategorinë më të moshuar.
Sipas tyre, në javën e pare të mandatit, Qeveria e VMRO-DPMNE-së mori vendim për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë për të gjithë pensionistët.
“Mbi 300 mijë qytetarë do të kenë pensione më të larta për 5.000 denarë, përkatësisht pensioni më i vogël do të jetë 15.600 denarë, ndërsa pensioni mesatar do ta tejkalojë pagën minimale në shtet”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ata sqarojnë se rritja e pare prej 2.500 denarë do të jetë gjatë muajit shtator, kurse rritja tjetër do të jetë në mars të vitit 2025.