Një ndërtesë në Izmir të Turqisë u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim vdekjeprurës gazi të dielën, që mori katër jetë dhe la rreth 57 të lënduar.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në internet, transmeton Klankosova.tv.
“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në X.