Të gjithë jemi përballur me lemza të bezdisshme në një moment. Kjo dukuri mund të jetë e pakëndshme, sidomos kur jemi në shoqëri dhe ndonjëherë kemi ndjenjën se nuk mund ta largojmë lemzën, pavarësisht sa shumë ujë pimë apo sa kohë e mbajmë frymën.
ta që vuajnë nga lemza tani mund të marrin frymë të lehtësuar, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një metodë që përfshin vetëm katër hapa. Siç pretendojnë ata, funksionon në 100 për qind të rasteve, shkruan “Unilad” .
Hapi 1: Nxirreni plotësisht, zbrazni mushkëritë tuaja.
Hapi 2: Merrni frymë thellë dhe mbajeni për disa sekonda.
Hapi 3: Pa nxjerrë frymë, thithni pak më shumë ajër, më pas mbajeni për disa sekonda.
Hapi 4: Përsëriteni hapin e tretë.
Lemza është një tkurrje e pavullnetshme dhe e shpejtë e muskujve të diafragmës, si dhe e muskujve midis brinjëve që zgjerojnë mushkëritë për frymëmarrje, e ndjekur menjëherë nga mbyllja e glotisit.
– Është një pjesë muskulore që mbyll rrugët e frymëmarrjes pas gëlltitjes. Mbyllja e glottis është ajo që shkakton tingullin “hic”, shpjegoi Dr Mark Loughman për Fox News Digital.
Lemza zakonisht është jetëshkurtër dhe Loughman thekson se lemza më e gjatë mund të lidhet me probleme shëndetësore.
– Episodet më të gjata shoqërohen me gjendje të ndryshme, nga beninje në ato serioze, megjithëse ndonjëherë nuk e gjejmë kurrë shkakun e lemzës së vazhdueshme – theksoi ai.