
Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion.
Kështu ka shkruar e përditshmja helvete,Blick.ch. Prindërit kanë folur për mikrofonat e mediumit përkatës, ku edhe kanë treguar se si rrodhi ngjarja e kobshme.
Siç thotë e ëma e djalit, motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion.
Prindërit kanë thënë se ai ishte djali i vetëm që kishin.