
Kompania amerikane Meta është në bisedime për të integruar modelin e saj gjenerik të inteligjencës artificiale në sistemin e inteligjencës artificiale të modelit të ri të smartfonëve të Apple, raportoi sot Wall Street Journal.
Gazeta, duke u thirrur në burime të mirëinformuara, thekson se diskutimet nuk kanë mbaruar dhe se nuk është e sigurt që do të kenë sukses.
Apple këtë muaj prezantoi veçoritë e inteligjencës artificiale në softuerin e rinovuar të smartfonëve që do të kenë chatbot ChatGPT të integruar në vetë pajisjet.