
Kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev do të insistojë që Këshilli Evropian të konfirmojë konkluzionet për Maqedoninë, njoftoi shërbimi për shtyp i pushtetit lokal.
Këshilli i Ministrave i Bullgarisë njofton se “vendi i tyre do të insistojë që Këshilli Evropian, kur të miratojë konkluzionet e takimit, të përfshijë një tekst për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Sipas mediave bullgare, Glavçev sot dhe nesër do të jetë në Bruksel, ku “gjatë diskutimit të temës do t’i kërkojë Këshillit Evropian të konfirmojë konkluzionet e datës 14 dhjetor 2023, si dhe konkluzionet e Këshillit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të 18 korrikut 2022 dhe t’i bëjnë thirrje Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrë hapat e deklaruar për të bërë përparim në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.
Sipas Glavçevit, është e rëndësishme të theksohet se përmbushja e të gjitha zotimeve mbetet kyçe, si dhe përparimi i të gjitha reformave që kanë të bëjnë me BE-në.