
Ukraina mori 1.9 miliardë euro ndihmë financiare nga BE, e cila kontribuon në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financimin e nevojave prioritare buxhetore, njoftoi Ministria e Financave e Ukrainës.
“Buxheti i shtetit të Ukrainës mori një këst financimi të pakushtëzuar në shumën prej 1.9 miliardë euro nga Bashkimi Europian.
Fondet u siguruan nga instrumentet financiare të BE-së nga fondi për Ukrainën”, thuhet në raport.
Gjithashtu Ukraina do të marrë këstet e ardhshme në baza tremujore.