
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se policia sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar një 49-vjeçar i cili kërkohej me urdhër të Gjtkatës Penale për vuajtje të dënimit me burg.
“Sot (27.06.2024) rreth orës 04:00, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ për Kërkime në bashkëpunim me Njësinë për Ndërhyrje të Policisë në kuadër të SPB Shkup në fshatin Moran, komuna e Studeniçanit kanë ndaluar I.A. (49) nga fshati Moran, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj.
Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, njoftojnë nga MPB.