Hodhi molotov në protestën para bashkisë Tiranë, ndalohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është ndaluar nga policia për akte të dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë është ndaluar 29-vjeçari Juljan Alla, banues në Tiranë.

I riu akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.