Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se policia ka ndaluar një 29-vjeçar nga Tetova, për shkak se është kapur me lëndë narkotike.
Më 25.06.2024, zyrtarë policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve nga SPB Tetovë kanë ndaluar D.M. (29) nga Tetova. Gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij u gjetë kokainë, një peshore digjitale dhe para. D.M. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.