
Mbyllet me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.
Skuadra kombëtare e mbylli në vendin e fundit në grupin B me dy pikë, ndërsa Italia me golin në minutën e 98 barazoi kundër Kroacisë.