Qeveria e re/ 24 anëtarë, vetëm tre gra – Mosha mesatare 47 vjeç!

QEVERIA E RE

Qeveria e re, bashkë me Hristijan Mickoskin si Kryeministër, do të ketë 24 anëtarë. Do të ketë 5 Zv/Kryeministra dhe vetëm 3 gra ministra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i moshuari është 66 vjeç kurse më i riu 33. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë të koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja, 6 nga VLEN dhe 2 nga Lëvizja “Znam”.

Pançe Toshkovski, I cili ishte Ministër i Brendshëm Teknik, do të vazhdojë ta drejtojë këtë Ministri.

Aleksandar Nikolovski do ta drejtojë Ministrinë për Transport kurse do të jetë edhe Zv/Kryeministër.

Vlado Misajlovski do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtes.

Nga pozita e Kryebashkiakut të Aerodromit, Timço Mucunski, shkon në krye të Ministrisë së Jashtme, e cila me riorganizimin mori edhe ingerencat për tregti të jashtme.

Ministre e Financave do të jetë Gordana Dimitrovska Koçoska.

Dy gratë tjera në Qeverinë Mickoski do të jenë Vesna Janevska si Ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Sanja Bozhinovska në Ministrinë e re të formuar për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndër Minerale.

Me Ministrinë e re për Sport do të udhëheq, Borko Ristovski.

Ministër i Kulturës do të jetë Zoran Lutkov, kryesues aktual i Këshillit Komunal të Velesit.

Pozita të Zv/Kryeministrave do të kenë kreu I Partisë Socialiste, Lupço Dimovski I cili do të jetq Ministër për Sistem Politik, kurse kreu I Partisë Demokratike të Serbëve, Ivan Stoilkoviq do të jetë Zv/Kryeministër I ngarkuar për marrëdhënie midis bashkësive.

Shaban Sejdiu do të jetë Ministër pa portofol i ngarkuar për integrimin dhe implementimin e dekadës së Romëve.

Zv/Kryeministër dhe Ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është propozuar Izet Mexhit inga koalicioni VLEN.

Ministër pa portofol dhe Zv/Kryeministër i ngarkuar për sundim të mirë është propozuar Arben Fetai.

Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, kurse Ministër për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj është propozuar, Fatmir Limani, kurse Ministër për Ekonomi, Besar Durmishi.

Nga Lëvizja “Znam”, Ministër I Drejtësisë do të jetë Igor Filkov, kurse Goran Minçev, Ministër për Administratë Publike.

Me votimin e përbërjes së re qeveritare në Kuvend, ndërpritet mandati I Qeverisë Teknike.

Hristijan Mickoski do të jetë Kryeministri i 13-të i Maqedonisë së Veriut./tvklan.mk/