
Shkolla fillore komunale Ashim Agushi –Ladorisht në bashkepunim me shkollat fillore periferike të fshatrave Frengovë dhe Zagraçan, CFDK-Strugë si dhe grupi i fëmijëve të kursit LuzzArtgalery në 20.06.2024 organizuan ekspozitë me temën “Të gjithë fëmijët janë artistë” në Qendrën kulturore Vëllezerit Milladinov në Strugë.
Në ekspozitë u prezantuan 100 punime prej të cilave vizatime, piktuara, relieve dhe maketa të realizuara nga 46 fëmijë.
Ideatorja e ekspozitës Luze Mustafa në hapjen e ekspozitës falenderoj drejtorin e SHFK Ashim Agushi- Shefi Cenka, Drejtoreshën e Qendrës Kulturore Nikolina Velkoska Gligoroska, drejtorin e CFDK-STRUGË: Burim Memeti, Këndin Amerikan, bashkpuntorët Kanarina Azizi, Fiolla Dauti, prindërit dhe theksoi se qëllimi i kësaj ekspozite është që tu jepet mundësi fëmijëve të shprehin talentin e tyre,idet, emocionet, imagjinatën ,të shohin piktuarat e fëmijëve të tjerë dhe të ndajnë eksperiencat e tyre.
Drejtori i shkollës Shefi Cenka falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen, përgëzoj arsimtarët dhe fëmijët për punimet e bukura si dhe theksoj se gjithmon është përkrahës dhe në aktivitet e rradhës do të përfshihen edhe nxënës nga shkolla të tjera.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore Nikolina Velkoska Gligoroska në fjalën e saj përgëzoi organizatorët dhe pjesmarrësit në ekspozit dhe shprehu se Qendra Kutlurore në Strugë është gjithmon e hapur për aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.
Në fund Drejtorët shperndan Çertifikta për pjesmarrësit në ekspozit duke Ju uruar shumë suksese të arshmen!










