
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re fillon nesër. Seanca në fjalë duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.
Mandatari Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit.
Qeveria zgjidhet nëse pro saj votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë.
Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë, përfshi dhe kryeministrin.