Urimi i drejtorit të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë, prof.dr. Dashmir Nasufi, me rastin e festës së Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një shembulli më i mirë për të gjithë ne se si duhet të veprojë njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërnjerëzore.

Kjo festë duhet të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vizita tek të afërmit dhe me vepra të mira, sepse është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Simbolika e kësaj feste është kurbani dhe Haxhi, prandaj të gjithë Haxhijve ju uroj që Haxhi tu jetë pranuar dhe të gjithë atyre që kanë vendosur të presin Kurban të jetë i pranuar tek Allahu.