Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum, nga dita e djeshme zyrtarisht ka filluar me përgatitjet për garat europiane dhe sezonin e ri 2024/2025.
Në grumbullimin e parë, trajneri Qatip Osmani, ka njoftuar futbollistët me fazën përgatitore e cila do të zhvillohet në Strugë, ndërsa pritet të zhvillojnë edhe 4-5 ndesje kontrolluese varësisht nga ekipet që do të përgatiten në Strugë dhe Ohër.
Struganët planifikojnë edhe prurje të reja, sic thonë, në cdo repart.
“Po sigurisht se presim edhe pse Struga në vitet e fundit ka treguar super rezultate. Mendoj se për ne, veçanërisht për mua si trajner i ri, është një motiv plus, një motiv shtesë për t`i vazhduar këto rezultate, presim përforcime në çdo repart të ekipit”, tha Qatip Osmani, trajner i KF Struga TL.
Kapiteni i skuadrës, Flamur Tairi, tha se qëllimi i përgatitjeve është që të kalojnë një xhiro në Champions dhe me pas të kualifikohen në grupe të Ligës së Konferencave.
“Na pret një fazë përgatitore, do kisha thënë një mini fazë përgatitore sepse koha për ndeshjen e pare vjenë shumë shpejt dhe shpresoj që të përgatitemi mjaftë mire dhe me seriozitet. Shpresoj që ditët në vazhdim të plotësohen edhe grupi I skuadrës dhe vazhdojmë punën”, tha Flamur Tairi, kapiten i KF Struga TL.
Për momentin, lëvizjet e vetme të merkatos, janë largimi Vangjel Zguro dhe Mentor Mazrekaj, ndersa jozyrtarisht flitet se është angazhuar Arbi Vosha nga FC Shkupi./tvklan.mk