Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konfirmoi se negociatat me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM janë drejt fundit, ndërkaq të enjten presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re.
“Mund të them se bisedimet janë nga fundi, në masë të caktuar vetëm se janë mbaruar, në pjesën e resorëve qeveritarë. Bisedimet kanë mbaruar edhe në pjesën e eshalonit të tretë. Sot duhet të njëjtat duhet edhe një herë të konfirmohen. Pres që nesër presidentja Siljanovska t’ia japë mandatin, shumicë së deklaruar qartë, i cili qartë u deklarua gjatë zgjedhjes së Gashit për kryetar të Kuvendit”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Mickoski tha se së shpejti në Kuvend do ta dorëzojë programin dhe përbërjen qeveritare. Ai tha se për shkak të festave fetare këtë muaj, por edhe ditëlindjes së partisë, po mendohet se kur do të jetë gati qeveria, por gjithsesi, ai tha se qeveria do të formohet para përfundimit të afatit ligjor prej 20 ditëve.
“Kemi disa punë të cilat duhet t’i nivelizojmë disa çështje, por gjithsesi pres që qeveria e ardhshme të votohet para periudhës përfundimtare, i cili është i definuar në pajtueshmëri me ligjin”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Në Qeverinë e re koalicionit VLEN i takojnë 6 ministri edhe atë Shëndetësia, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Ministria e Ekologjisë, Ministria për Integrime Evropiane, Ministria për Qeverisje të Mirë. VLEN do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë, që njëkohësisht do të jetë edhe ministër i Ekologjisë. VLEN gjithashtu do të përfaqësohet në ekzekutiv edhe me 7 zëvendësministra edhe atë në Ministrinë e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Arsimit, Transportit, Bashkësitë Etnike dhe zëvendës ministër të Bujqësisë apo të Punëve të Jashtme. Ky koalicion do të ketë edhe sekretarë shtetërorë në dikasteret që drejtohen nga koalicioni Vlen dhe rreth 400 drejtorë dhe udhëheqës institucionesh. /Alsat.mk