Me gjasë të enjten kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, bëjnë të ditur për MIA-n burime partiake. Afati për dorëzimin e mandatit përfundon më 7 qershor, kur nisin të rrjedhin 20 ditët për formimin e qeverisë.
Presidentja Siljanovska Davkova ka thënë sot për media se është e mundur që mandati për formimin e qeverisë të jepet më herët.
– Mund të jepet mandati më herët. E gjitha varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 deri 20 ditë për të formuar qeverinë. Do t’i studioj afatet- tha Siljanovska Davkova duke u përjigjur në pyetje gazetarësh.
VMRO-DPMNE, VLENdhe ZNAM ende janëduke diskutuar për formimin e qeverisë së re, ndonëse tashmë është bërë e ditur ndarja e dikastereve, ndërsa jozyrtarisht janë përmendur edhe emrat e ministrave të rinj. Megjithatë, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur do të finalizohet marrëveshja përfundimtare për formimin e qeverisë. Ajo që është e qartë është se nëse Siljanovska Davkova e jep mandatin më 6 qershor, 20 ditët për formimin e Qeverisë do të mbarojnë më 25 qershor, si afat i fundit kur uhet të votohet qeveria e re. Burime partiake për MIA thonë se Kuvendi mund të votojë për qeverinë e re edhe më herët.